Lajme
Shumë vështirësi në të bërit biznes në Kosovë
Jostabiliteti politik dhe korrupsioni janë pengat e brendshme që kanë ndikuar në zhvillimin e bizneseve në Kosovë gjatë vitit të kaluar, thuhet në një studim të OEK-së dhe GIZ-it
Çmimi i lartë i energjisë elektrike, furnizimi me energji elektrike dhe kostoja e kredive financiare shihen si pengesat kryesore të jashtme për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Ndërsa jostabiliteti politik dhe korrupsioni janë pengat e brendshme që kanë ndikuar në zhvillimin e bizneseve në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Këto vështirësi janë identifikuar gjatë një studimi që ka zhvilluar Oda Ekonomike e Kosovës me përkrahje e GIZ-it gjerman. Studimi është zhvilluar me mbështetjen financiare të Institutin IFO si dhe me ndihmën e ekspertëve të ETH Zurich, të cilët kanë kryer intervista personale në 427 kompani kosovare, nga 1 dhjetor – 12 dhjetor 2014.
Studimi, siç u tha në konferencën për media, ka për qëllim identifikimin e vështirësive të të bërit biznes të cilat janë të pranishme midis kompanive Kosovare.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike, ka thënë se studimi ishte dizajnuar në mënyrë që të identifikonte dhe artikulonte këto pengesa në komunitetin biznesor të Kosovës, e më pas t’ia adresojnë Qeverisë së Kosovës, e cila së bashku me komunitetin e biznesit, të mundësojnë përmirësimin e klimës biznesore.
“Rezultatet tregojnë se kompanitë e sektorit të tregut me shumicë hasin në më shumë pengesa të brendshme në krahasim me atë të sektorit të ndërtimeve. Po ashtu, kompanitë më të mëdha hasin në më shumë probleme të brendshme se sa kompanitë e vogla të cilat raportuan më pak vështirësi. Vlen për t’u përmendur nevoja e një biznes plani për të gjitha kompanitë pa dallim sektori”, tha ai.
Në vazhdimësi, sipas Gërxhaliut, studimi tregon se 50 për qind e kompanive të anketuara paralajmërojnë rritje të së hyrave në vitin 2015 shoqëruar me një rritje prej 40 për qind të investimeve në po të njëjtin vit.
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka vlerësuar lartë punën e bërë në identifikimin e pengesa më të cilat ballafaqohen bizneset kosovare si bazë për zgjidhjen e problem në të bërit biznes, ndërsa zëvendës-ambasadori I Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes se problemit të çmimit dhe furnizimit me energji elektrike si një brengë dhe pengesë afatgjate për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












