Lajme
Shumë ukrainas kanë marrë statusin S
Këshilli Federal vendosi të aktivizojë këtë status special duke filluar nga data 12 mars. Që atëherë, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ua ka dhënë atë mbi 8 mijë refugjatëve ukrainas, përcjell albinfo.ch.
Deri në 60,000 ukrainas mund të kërkojnë strehim në Zvicër, sipas ministres së Drejtësisë, Karin Keller-Sutter.
Statusi S do të thotë që ukrainasit mund të qëndrojnë një vit në Zvicër pa pasur nevojë të kalojnë procedurën e azilit dhe lejohen të punojnë, si dhe të shkojnë në shkollë, ndërsa janë këtu.
“Një aktivitet fitimprurës është thelbësor për njerëzit në arrati që të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën sociale dhe profesionale dhe të fitojnë pavarësi financiare”, tha Keller-Sutter, duke shtuar se statusi S u jep gjithashtu refugjatëve akses në kurset e gjuhës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











