Lajme
Shumë shqiptarë ikin nga Greqia në shtetet e pasura
Të ardhurat më të larta, siguria, janë ndër arsyet më të mëdha.
Raportohet se shumë shqiptarë me leje qëndrimi po largohen nga Greqia për në vendet më të pasura, tregojnë të dhënat e publikuara në gusht nga Ministria Greke për Migracionin dhe Azilin, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të nxjerra nga ministria në gusht 2021, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme greke. Një shifër që përbën 63,07 për qind të të huajve rezidentë të ligjshëm në Greqi. Të dhenat tregojnë se në vitin 2022 janë 291 868 shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi, shkruan Greek Reporter.
Sipas kësaj medie, rënia e numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi lidhet jo vetëm me procedurat më të rrepta për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke, por edhe me një lëvizje dinamike të punëtorëve shqiptarë dhe familjeve të tyre drejt vendeve të tjera evropiane me kushte dhe perspektiva më të mira.
Një numër i madh i shqiptarëve që jetonin në Greqi kanë emigruar në Evropën Veriore dhe në Britaninë e Madhe, pasi kanë hasur vështirësi në Greqi përsa i përket punësimit dhe rritjes së çmimeve.
Të dhënat e vitit 2022 lëshuar nga ministria përfshijnë 13.329 shtetas shqiptarë, të cilët identifikohen me emërtimin e veçantë “homogjenë” në letërnjoftimet e tyre. Kjo i identifikonata zyrtarisht si individë të minoritetit grek nga Shqipëria.
Në total, mund të ketë më shumë se gjysmë milioni individë me origjinë shqiptare në Greqi, të cilët së bashku me fëmijët e tyre kanë marrë nënshtetësinë greke gjatë viteve.
Italia dhe Greqia ende presin numrin më të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ku numri është në rritje në Itali, ndërsa në Greqi po zvogëlohet për shkak të vështirësive ekonomike.
Emigrantët shqiptarë integrohen më mirë në Greqi se të huajt e tjerë
Shqiptarët kanë një histori të gjatë emigrimi dhe integrimi në Greqi. Pavarësisht problemeve sociale dhe politike të përjetuara nga vala e emigracionit në vitet 1980 dhe 1990, shqiptarët janë integruar më mirë në Greqi se sa të huajt e tjerë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













