Maqedonia
Më shumë se 9 mijë policë stërviten për zgjedhjet lokale
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se MPB po i bënë të gjitha përgatitjet përfundimtare për të pasur një proces zgjedhor të besueshëm nga të gjitha palët
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në bashkëpunim me OSBE-në, është duke stërvitur mbi 9 mijë policë të cilët do të angazhohen në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në tetor. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të cilit, MPB po i bënë të gjitha përgatitjet përfundimtare për të pasur një proces zgjedhor të besueshëm nga të gjitha palët.
“Ne për çdo ditë e japim kontributin tonë që mos të ketë incidente, të zvogëlohet numri i incidenteve, ose të mos arrihet deri në incidente më serioze të cilat do të mund ta prishnin procesin zgjedhor. Por, këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, pjesën e vet të punëve, ingjerencat që ka, autorizimet që i ka në dispozicion do t’i zbatojë, që me të vërtetë të sigurohen zgjedhje fer dhe demokratike dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, qytetarët të mund të marrin vendime”, thotë ministri Spasovski.
Ndërkaq, Ismet Ramadani nga Këshilli Veri-Atlantik për Radion Evropa e Lirë thotë se marrë parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale të cilat përcaktojnë të ardhmen e partive politike, kjo e bën që i gjithë ambienti procesit zgjedhor të jetë tensionues, megjithëse çdo kush që do të shkakton incidente do të humbte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar edhe nëse shënon fitore.
“Liderët ose udhëheqësit e partive politike gjatë këtyre zgjedhjeve nuk do të kenë guxim të japin instruksione që strukturat ose militantët e tyre të krijojnë incidente në terren, sepse në atë rast definitivisht do të humbin përkrahjen tek faktori ndërkombëtar, veçanërisht tek Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja”.
“Ata (liderët politikë) janë të vetëdijshëm se nëse kjo përkrahje e faktorit ndërkombëtar humbet, atëherë çdo fitore që mund të arrihet përmes incidenteve, ajo parti politike nuk mund të ketë ardhmëri në skenën politike pa përkrahjen e ndërkombëtareve, përkatësisht atyre strukturave ku Maqedonia synon të integrohet, siç është BE dhe NATO”, thotë Ramadani.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski thotë se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, rol kyç kanë partitë politike, veçanërisht reflektimi i drejtuesve të partive politike dhe kandidatëve që janë futur në garë zgjedhore.
“Këtë unë publikisht e thashë dhe, edhe një herë u bëj thirrje edhe partive politike, edhe qytetarëve, që t’i ndihmojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të kemi raport partneriteti, gjithnjë me qëllim që të sigurojmë rend dhe qetësi publike, të kemi proces të sigurt dhe të kemi ditë zgjedhjesh që do t’i plotësojë kriteret për zgjedhje fer dhe demokratike”, thotë Spasovski.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











