Lajme
Shumë kritere për një kredi
Reklamat në media se bankat komerciale ofrojnë kredi të volitshme, janë më shumë demagogjike se sa reale. Për një kredi, në Kosovë kërkohen shumë kushte, ndërsa interesi kalon 10 %
Pavarësisht stabilitetit ekonomik dhe bankar në Kosovë, kushtet për të marrë një kredi vazhdojnë të mbesin shumë të vështira. Madje, sipas ekspertëve të ekonomisë, kriteret për kredimarrje janë ashpërsuar kohëve të fundit.
Reklamat në media se bankat komerciale ofrojnë kredi të volitshme, duket me shumë demagogjike se sa reale. Edhe nëse një klienti i jepet një kredi, atij i kërkohen shumë kushte, bashkëhuamarrës, hipotekë, garantues,tej, ndërsa niveli i interesit vazhdojnë të kalojnë 10 përqindëshin.
Eksperti i ekonomisë dhe ish ministri i Financave në nomenklaturën e kaluar, Haki Shatri thotë se ashpërsimi i kritereve për marrjen e kredive, njëherësh shtrenjtimi i pagesave për shërbimet bankare, tregon përkeqësim të situatës në portofolin e kredive.
“Në këto raste kur i rrezikohet likuiditeti i bankave, ju përkeqësohet portofoli i kredive, ato marrin një vendim që ta bëjnë më rigoroz dhënien kredive, pra vënë kritere shtesë, që e filtrojnë më shumë dhe më kujdes, lirojnë kredi”, thotë Shatri, raporton portali “Express”.
Edhe Berat Thaçi, hulumtues në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”, konsideron se kërkesa e shumë procedurave për marrjen e kredive, nënkupton përkeqësim të situatës së tyre financiare.
“Shtrëngimi i kritereve për dhënien e kredive ka ardhur nga rritja e numrit të kredive të këqija, ndërkaq rritja e këtyre kredive, ka ardhur për shkak të vështirësimit të ambientit ekonomik në përgjithësi në Kosovë”.
“Duhet të ceket se kreditë e këqija janë rritur kryesisht te ndërmarrjet private, pasi sektori privat është kredimarrësi më i madh i huazimit të kredive në sektorin bankar, e që përbëjnë 67 për qind të kredive”, thekson Thaçi.
Vështirësimi i kritereve për marrje të kredive nga bankat, sipas Berat Thaçit, paraqet një pengesë tjetër të sektorit privat për qasje në kredi. E, kur merret parasysh se pjesa dërmuese e investimeve realizohen përmes kredive, vështirësimi i procedurave do të ketë ndikim në mosrealizimin e projekteve të tyre.
Në anën tjetër, disa zyrtarë të bankave komerciale nuk pranojnë se kanë vështirësuar kriteret për kredi.
Iliriana Tahiraj është zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun në “Raiffaisen Bank”. Ajo thotë se ky institucion bankar nuk ka vështirësuar kriteret për kredi, përkundrazi, ”banka vazhdimisht ka punuar në thjeshtësimin e kritereve dhe mënyrës së aplikimit për kredi”.
Tahiraj thotë se kjo vërehet edhe në ofertën e shumta kredive që banka ofron për biznese të vogla dhe të mesme.
Në Kosovë, ndërkaq operojnë dhjetë banka komerciale. Përveç dokumenteve të shumta që kërkohet për kredi, normat e interesit vazhdojnë të jenë më të lartat në Evropë. Ato sillën nga 9 për qind deri në 20 për qind dhe për shumëkënd këto banka konsiderohet si fajde të legalizuara.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














