Lajme
Shumë dokumente për dokumente
Në Bernë, Gjenevë e Cyrih, Ministria e Punëve të Jashtme, ka nisur pranimin e aplikacioneve për dokumente si letërnjoftim e pasaportë

Ekspertët e parë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të udhëzuar zyrtarët e konsullatave se si duhet punuar, tashmë kanë mbërritur në Zvicër dhe Gjermani. Pavarësisht kësaj, tash për tash disa dokumente bazë, bashkatdhetarët duhet t’i marrin vetë në Kosovë.
Nga 13 konsullata që Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të pranojnë dhe lëshojnë dokumente për bashkatdhetarët, tri janë vetëm në Zvicër, ku besohet se numri i shtetasve të Kosovës është më i madh.
Konsullatat e Republikës së Kosovës në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih nga 8 prilli i këtij viti, kanë nisur dhënien e dokumenteve krahas konsullatave në Neë-York, Bruksel, Berlin, Frankfurt, Stuttgart, Paris, Vjenë, Stokholm, Romë dhe Londër.
Bazuar në Udhëzimin Administrativ (Nr 01/2011) për Procedurat e Ofrimit të Shërbimeve Konsullore, të gjitha Misionet Diplomatike/Konsullatat e Republikës së Kosovës, kryesisht në shtetet evropiane, detyrohen të lëshojnë letërnjoftime dhe pasaporta për shtetasit kosovarë.
Por sipas këtij Udhëzimi Administrativ të siguruar nga Albinfo.ch, së paku tash për tash, jo të gjitha telashet do të jenë të zgjidhura për bashkatdhetarët, të cilët vijnë për pushime në Kosovë thuajse në të njëjtën kohë.
Pavarësisht se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me atë të Punëve të Brendshme të Kosovës ka nisur lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave nëpërmjet Misioneve Diplomatike të vendit në disa shtete të Evropës perëndimore, disa dokumente elementare sërish duhet të nxirren në vendlindje.
Që një kosovar të marrë për herë të parë letërnjoftimin në ndonjë nga konsullatat e shtetit jashtë vendit, ai duhet të ketë me vete edhe certifikatën e lindjes (ose të martesës në rast se është i martuar), certifikatën e shtetësisë si dhe atë të vendbanimit në Republikën e Kosovës.
Kështu, të gjitha këto dokumente elementare duhet të merren personalisht nga secili aplikues, në sportelet e komunave përkatëse në Kosovë.
Zvicra e Gjermania prioritet
Artan Behrami, këshilltar për media i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, shpjegon për Albinfo.ch se përveç të tjerave, gjatë këtij muaji, 13 misione Konsullore të Republikës së Kosovës, do të fillojnë me shërbime shtesë.
“Kjo nënkupton që tash e tutje, mërgimtarët nuk do të kenë nevojë të vijnë në Kosovë vetëm për të nxjerr një letërnjoftim, për të regjistruar fëmijët apo për të nxjerr një pasaportë”, thotë këshilltari Behrami.
Sipas tij, të gjitha këto misione konsullore janë pajisur me aparaturat që mundësojnë aplikimin për letërnjoftim dhe pasaportë të shtetit të Kosovës.
“Gjithashtu është krijuar infrastruktura ligjore dhe teknike që mundësojnë realizimin e këtyre shërbimeve konsullore”, shpjegon zyrtari i lartë i kësaj ministrie, sipas të cilit, aplikimi për letërnjoftime të Kosovës, do të bëhet në ato misione të cilat janë të pajisura me aparaturat përkatëse.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kemi filluar dërgimin e ekspertëve të MPB-së në konsullatat tona kryesisht në Gjermani dhe në Zvicër, meqë në këto dy shtete kërkesa dhe përqendrimi i mërgimtarëve është më i madh”, tregon Artan Behrami.
Shumë dokumente për dokumente
Procedurat janë pak më ndryshe, por jo shumë të koklavitura në rast se dikujt i humbet letërnjoftimi, pasi për të aplikuar sërish, duhen vetëm kopje të pasaportës, fotografi biometrike, raporti i policisë si dhe dëshmi të kryerjes së pagesave përkatëse.
Sipas Udhëzimit Administrativ, procedura më e komplikuar në lidhje me marrjen e dokumenteve në konsullatat jashtë vendit, duket të jetë ndërrimi i të dhënave personale, në raste se ato janë shtypur gabimisht si dhe ndërrimi i letërnjoftimit nga ai i UNMIK/ut në atë të Republikës së Kosovës.
Sa i përket pajisjes me pasaportë, sipas ligjit, procedurat që shtetasit e Kosovës duhet të ndjekin për marrjen e pasaportës janë të ndryshme, varësisht nëse aplikuesi është nën ose mbi 16 vjeç.
Numri i dokumenteve që një aplikues duhet të ketë me vete është relativisht i madh për të dy rastet, por është ekstremist i madh për ata që janë nën moshën 16 vjeç.
Sipas ligjit, afati më i shkurtër që dokumenti të mbërrijë në duart e aplikuesit është 15 ditë, kurse më i gjati tre muaj ose 60 ditë.
Ky Udhëzim Administrativ parashikon edhe rastet kur një person kërkon të përfitojë shtetësinë e Kosovës ose edhe kur dëshiron të heq dorë nga kjo e drejtë.
Ndërkohë, të gjithë ata që kanë fëmijë të lindur në shtetet ku jetojnë, por duan që t;i regjistrojnë në librat amzë të Republikës së Kosovës, sipas këtij ligji, e kanë këtë mundësi, por sigurisht, duhet paraqitur disa dokumente bazë.
Në rast se prindërit janë shtetas të Kosovës, atëherë dokumentet që ata persona duhet të paraqesin në konsullatë për ta regjistruar fëmijën e tyre në librat amzë të vendit, nuk janë të shumta sepse të gjitha mund të merren në vendin përkatës.
Sidoqoftë, sipas këtij Udhëzimi Administrativ, për herë të parë, edhe kurorëzimet e çifteve dhe regjistrimi i vdekjeve mund të bëhet në konsullatat përkatëse të Kosovës, sigurisht, duke pasur me vete disa dokumente elementare, varësisht nga rasti.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj