Lajme
Shumë aktivitete për diasporën edhe në Ferizaj
Komuna e Ferizajt edhe sivjet ka përgatitur një agjendë të ngjeshur kulturore për nder të mërgimtarëve të cilët po i kalojnë pushimet në vendlindje
Edhe në Komunën e Ferizajt do të zhvillohen shumë aktivitete në kuadër të “Ditët e Diasporës”, njofton albinfo.ch.
17 aktivitete kulturore do të shoqërojnë mërgimtarët në mjedise të ndryshme.
Komuna e Ferizajt edhe sivjet ka përgatitur një agjendë të ngjeshur kulturore për nder të mërgimtarëve të cilët po i kalojnë pushimet në vendlindje, ka njoftuar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Naim Ferati në një konferencë për media.
Ai pohoi se temat që do të trajtohen nga data 27 korrik e deri më 6 gusht në takimet e shumta do të jenë të larmishme dhe do ta ofrojnë atdheun në mënyrën më të bukur posaçërisht para fëmijëve të mërgimtarëve.
Në kuadër të aktiviteteve kulturore “Ditët e Diasporës” sivjet është planifikuar edhe një risi mjaft interesante ku do të anketohen mërgimtarët për përshtypjet, kërkesat apo dëshirat e tyre për sa kohë që do të qëndrojnë në Ferizaj.
Pjesë e aktiviteteve sivjet për herë të parë është edhe një aktivitet i lirë noti si dhe ngjitje të organizuara nëpër vendet apo majat me të larta të maleve për të promovuar kështu sa më shumë bukuritë natyrore që ka Kosova.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










