Lajme

Shuhet “Vjesnik” i Kroacisë

Gazeta e vetme shtetëror “Vjesnik” në Kroaci është mbyllur dhe nuk do të shtypet, për shkak të borxheve të mëdha dhe dështimit të negociatave për blerjen e saj nga një investitor i ri.

Lajmi për shuarjen e gazetës është bërë përmes portalit të saj, ku, siç thuhet, pas 72 vjetësh të daljes në dritë të numrit të parë, gazeta ka ndërprerë botimin.

Redaksia njoftoi se gazeta me një traditë të pasur u shua vetëm për disa minuta, duke e quajtur vendimin skandaloz nga ekipi menaxhues dhe Qeveria. Investitori i interesuar për blerjen e gazetës ishte fondi britanik “Oak investment managment group”.

Gazeta kishte të punësuar një staf prej 98 vetash, me një tirazh prej 5 mijë kopjesh, derisa në vitet e 60-ta, tirazhi arrinte mbi 100 mijë kopje.