Lajme
Ndahet nga jeta krijuesja Miradije Maliqi
Miradije Malqi ka qenë shkrimtare, poete, skenariste e disa filmave dokumentarë dhe veprimtare e njohur kulturore në Zvicër
Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur kulturore e komunitetit shqiptar të Zvicrës, Miradije Maliqi.
“Miradije Maliqin do ta kujtojmë me respekt të thellë si veprimtare e hershme dhe shumë e përkushtuar e organizimit të jetës sonë kulturore në Zvicër”, shkruan Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës në një postim të saj në fb.
Miradije Maliqi u lind në Gostivar më 25.07.1961. Shkollën fillore e përfundoi në Gostivar, të mesmen në Prishtinë. Në vitin 1980 emigroi në Zvicër, ku u specializua në fushën e psikologjisë, terapisë familjare, në Cyrih. Ka jetuar pjesërisht në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Është bërë e njohur si shkrimtare, poete, skenariste e disa filmave dokumentarë. Është vlerësuar me shumë shpërblime dhe mirënjohje për prozë dhe poezi.
Miradije Maliqi është autore e këtyre librave:
“Kthimi i mërgimtares së tradhëtuar”, roman, Mirazh Tiranë 1995
“Një lot më shpejt se fjala”, roman, Eurorilindja, Tiranë 1998
“Ditët e heshtjes sime”, roman, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup 2000
“Dy kurora sonetike”, poezi, Azdreni, Shkup 2000
“Më shumë se dashuri”, poemë, Shqiptarja, Tetovë 2003
“Unë dhe shpirtbukura”, roman, Arbëria, Tiranë 2005
“Krenaria e lënduar”, roman, Arbëria, Tiranë 2009
“Rebelimi i ndjenjave”, roman, Arbëria Tiranë 2009
“Kape ditën tënde” poemë, Arbëria Tiranë 2011
“Metaforë malli”, poezi me miq “Ada”Tiranë 2013
“Ti nuk je kujtim” publicistikë, Bota shqiptare,Tiranë, 2015
„Ëndrroj se Zgjohem” poezi, Ars poetika Durrës, 2015
“Kështjella e fjalëve” (Castelul Cuvintelor) Poezi shqip- rumunisht, Biblioteka Literatura Albaneza 2
“Nëna dhe Bija” Prishtinë 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














