Kosova
Shtyrja e zgjedhjeve në Veri ngadalëson heqjen e masave ndaj Kosovës
Pas shumë protestave kohë më parë, në komunat veriore të Kosovës mund të ketë shpejt zgjedhje të parakohshme, përcjell albinfo.ch.
Shpresë për këtë dha të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Hapat që u hapin rrugë mbajtjes së zgjedhjeve tashm janë marrë.
“Tash e dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm. Kemi ulur dy herë me nga 25 për qind praninë e policëve të Kosovës në dhe përreth këtyre objekteve komunale”, është shprehur Kurti.
Dyshime ka Avni Arifi, ish-kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë.
“Kosova me marrëveshjen e Bratislavës ka marrë obligim për zgjedhjet në Veri. Këtë Kosova nuk po e implementon apo po bëhet kinse po e implementon me do udhëzime administrative që konsiderohen shpesh si tallje me BE-në”, theksoi Arifi për Front Online. Andaj ky nuk pret që të hiqen masat e Unionit të vendosura ndaj Kosovës.
“Masat nuk do të hiqen, përkundrazi, ka gjasa të ashpërsohen. Shpallja e zgjedhjeve nuk ka ndodhur dhe mungon drafti i Asociacionit”, tregoi Arifi për Front Online. BE i bën apel si Kosovës, ashtu dhe Serbisë që të marrin masa për depërshkallëzim.“BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, i cili i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të depërshkallëzuar dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, u shprehen nga BE-ja për Front Online.
Bashkimi Evropian pati këtë përgjigje kur u pyet nëse do t`i heqë masat e vendosura ndaj Kosovës. “Sa u përket masave, ne e kemi bërë mjaft të qartë qëndrimin tonë gjatë ditëve dhe javëve të fundit, dhe nuk ka asgjë të re që do të dëshironim të shtonim në këtë fazë”. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, i sheh si të ndërlidhura sanksionet dhe zgjedhjet. “Do duhej gjetur një rrugë politike për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt në Veriun e Kosovës, e jo duke zvarritur punën përmes akteve nënligjore. Masat janë vënë, por vështirë të hiqen për Kosovën së paku deri sa kryhen zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës”, u shpreh ai.
KQZ nuk ka treguar nëse janë gati për organizimin e zgjedhjeve në Veri.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur për Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve. Ai ka kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe asociacionin.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











