Lajme
Shtypi gjerman: Kosova e ka pritur këtë ditë me padurim
Mediat gjermane raportojnë gjerësisht mbi zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Në Kosovë po fillon një epokë e re, një rifillim i vërtetë, shkruan gazeta gjermane “Die Tageszeitung” (taz).
Dy emra simbolizojnë ndryshimin: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nënvizon “taz”. Kosovarët mezi e kanë pritur këtë çast. Ata mezi presin që qeveria e re të fillojë punën, transmeton Koha.net.
Ky është një kapitull i ri, sepse qeveria e re e zëvendëson elitën e deritanishme, të përbërë kryesisht nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët vendin e shkatërruar nga lufta e fundosën edhe më thellë në korrupsion dhe keqmenaxhim.
Kurti dhe Osmani i kanë shpallur luftë pikërisht këtyre veprimeve. “Die Tageszeitung” shkruan se fakti që të dy partitë, VV dhe LDK, në çastin e fundit u pajtuan për qeverinë e re dhe shmangën zgjedhje të reja, tregon se udhëheqja e re e ka seriozisht me hapjen e kapitullit të ri.
Radio publike gjermane “Deutschlandfunk” njofton në edicionet e lajmeve për zgjedhjen e Kurtit kryeministër dhe thekson se ndaj Serbisë ai do të mbajë qëndrim më të ashpër. Fqinji verior nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, thekson “Deutschlandfunk”.
Portali zviceran “Watson” shkruan se në Kosovë me zgjedhjen e qeverisë së re ka ndodhur një revolucion politik. Sidomos të rinjtë presin shumë nga qeveria e re, e cila ka premtuar të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.
Revista nga Hamburgu “Der Spiegel” shkruan po ashtu se në Kosovë tani ka filluar një epokë e re. Kurti orientohet në teoricientët e luftës çlirimtare antikoloniale, sipas tij, Kosova ka qenë e kolonizuar nga Serbia deri më 1999, pastaj nga elita lokale, e cila ishte e dëgjueshme ndaj pëshpëritësve ndërkombëtarë. Gazeta e madhe gjermane “Süddeutsche Zeitung” në lajmin për zgjedhjen e Kurtit kryeministër njofton se qeveria e deritanishme ka qenë e korruptuar dhe joefikase, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











