Kosova
Shtyja e regjistrimit të popullsisë, si do të jetë Plani i Veprimit
ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Agjencia e Statistikave së Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për “një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën”.
Gjithashtu, ASK ka bërë të ditur se tashmë regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj, duke dhënë detaje mbi Planin e veprimit, transmeton albinfo.ch.
“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës dhe do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Po ashtu ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











