Lajme
Shtyhet vizita e Ramës në Beograd
Sipas një njoftimi lëshuar nga Zyra e kryeministrit Rama, takimi i paraparë për 22 tetor, është shtyrë me pëlqimin e dy kryeministrave, Rama e Vuçiq për 10 nëntor
Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka shtyrë për 10 nëntor vizitën në Beograd, për shkak të tensionimit të situatës pas ndeshjes Seri-Shqipëri e cila u ndërpre dhunshëm në pjesën e parë. Sipas një njoftimi lëshuar nga Zyra e kryeministrit Rama, takimi i paraparë për 22 tetor, është shtyrë me pëlqimin e dy kryeministrave.
Qeveria shqiptare bën të ditur se kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb, Aleksander Vuçiq ku kanë rënë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara.
“Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Prandaj, sipas të njëjtit njoftim, ata janë marrë vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por edhe rajonit dhe Evropës në tërësi.
Ndryshe, disa muaj më parë, ishte parashikuar që kryeministri Rama më 22 tetor të zhvilloj një vizitë në Beograd, si mundësi për përmirësimin e raporteve ndërshtetërore. Por, me 14 tetor, raportet ndërmjet dy shteteve u tensionuan pas një ndeshje futbolli e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Franca 2016”.
Ndeshja Serbi-Shqipëri eskaloi në dhunë, pas thirrje të simpatizantëve “vrani shqiptarët” dhe lëshimit të një droni me flamurin e Shqipërisë Etnike. Pas kësaj, shikuesit u futën dhunshëm në stadium dhe filloi përleshja me lojtarët shqiptarë, të cilët më pas refuzuan të vazhdojnë lojën.
Pas kësaj filloi edhe lufta në rrjetet sociale ndërmjet dy kryeministrave, Rama e Vuçiq, duke akuzuar njëri tjetrin për nacionalizëm. Madje derisa Rama tha se është i gatshëm për të shkuar në Beograd, kryeministri serb tha se për shkuarjen e tij vendosë vetë ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












