Lajme

Shtyhet seanca, revoltohet opozita

Vendim për shtyrje të seancës konstituive është konsideruar arbitrar nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar, të cilët paralajmëruan seancë javën tjetër. Kriza në Kosovë vazhdon...

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e caktuar të mbahet sot, është shtyrë për një kohë të pacaktuar me kërkesën e kryesues së seancës, Fora Brovina. Ky vendim i kryesueses është konsideruar arbitrar nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar (VLAN), të cilët kanë paralajmëruar një seancë javën tjetër.

Duke e konsideruar vendimin e Brovinës si arbitrar dhe me tendencë, deputetët e katër partive politike së bashku me liderët: Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK, Fatmir Limaj i Nismës dhe Albin Kurti i Vetëvendosje, kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës duke shprehur revoltën ndaj këtij vendimi, siç thana ata, skandaloz nga partia rivale.

“Jemi këtu bashke për të dëshmuar se kemi një qellim te përbashkët në të mirë të qytetarëve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin që e ka kapluar vendin nga qeverisja e keqe e Qeverisë në largim. Ne nuk kemi kërkesë tjetër po asaj që shumica e Kuvendit të formojë Kuvendin e Qeverinë”, tha Mustaf nëkonferencën që mbajti në Kuvend.

Edhe lideri i AAK-së dhe i dominuari për kryeministër nga Blloku VLAN, Ramush Haradinaj shprehu revoltën e tij kundër shtyrjes, ndërsa tha se kjo është bërë me tendencë. “Ne nuk e bëjmë atë. Jemi seriozë dhe shumicë me 63 deputetë”, tha Haradinaj,

Ai tha se kryeministri në ikje, Hashim Thaçi po mundohet t’i shantazhojë deputetët duke iu ofruar edhe “çanta me para”. “Por është e kotë se askush nuk do të shkoj me të”, tha ai.

Edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se së bashku me subjektet e tjera, që përbëjnë koalicionin paszgjedhor, janë të vendosur të vazhdojnë punën e përbashkët për të realizuar vullnetin e votuesit të Kosovës, që shumica të formojë institucionet qeverisëse.

“Jemi mbledhur në mënyrë që të shprehim pakënaqësinë tonë me shtyrjet e vazhdueshme të konstituimit të kuvendit dhe formimit të institucioneve. Partia në pushtet e cila është parti shtet që e ka lënë shtetin e Kosovës pa republikë, e po bën gjithçka që ta lë edhe pa kuvend”, tha ai.

Në javën e ardhshme, sipas tij, përfaqësuesit e popullit, do ta mbajnë seancën konstituive për formim të institucioneve. “Ky është vendi ku ne e sjellim zërin, besimin, interesin dhe vullnetin e qytetarëve dhe në përputhje me këtë do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Kurti.

Edhe Fatmir Limaj i Nismës e quajti të paligjshme dhe kundër demokracisë shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Ai tha se ne jemi këtu si shumicë, e cila e përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve të Kosovës. “Kosova ka nevojë të madhe për krijimin e institucioneve të vendit dhe ne do ta gjejmë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë, por brenda ligjeve dhe kushtetutës”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi PDK-së, partisë që ka dalë e para në zgjedhje por që nuk ka rritë të gjejë partner koalicioni, i cili akuzuat e VLAN-it i quajti të pa baza dhe jo racionale.  

“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit” ka thënë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai akuzoi përfaqësuesit opozitar se kanë hyrë jashtëligjshëm në Kuvend.  

“Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, ka rreth pese muaj që Kosova funksionin pa Kuvend dhe me një qeveri në detyrë. Që nga zgjedhjet e 8 qershorit, partitë politike nuk po munden ta gjejnë formulën për bashkëqeverisjes, ndërsa procesi ka mbetur i bllokuar, ndërmjet vendimit kushtetues dhe shumicës parlamentare.

Njëra parti ka mandat kushtetues për t’i bërë institucionet por nuk po gjen partner, ndërsa blloku VLAN i ka votat por s’e ka mundësinë ligjore. Presidentja Atifete Jahjaga është duke mbajtur takime intensive me liderët e partive politike për të gjet një zgjidhje. Takimet po vazhdojnë ndërsa zgjidhje akoma nuk ka.