Uncategorized
Shtyhet procesi: Kosovarët e akuzuar nuk kanë para për të ardhur në gjykim!
Banda prej 5 personave kishte thyer gjatë vitit 2014 pesë automate të parave dhe shuma e vjedhur ka qenë rreth 250 mijë euro.

Një fillim interesant i një procesi gjyqësor në Gjykatën e Landit në Hanau, Gjermani. Pesë persona ishin të akuzuar për trafikim me qenie njerëzore dhe për plaçkitje të rënda ndërsa në sallë kishin ardhur vetëm dy prej tyre. Ata, një 34 dhe një 35 vjeçar, tashmë janë në burg për procedura tjera dhe në sallën e gjykimit i kishin sjellë me duar të lidhura me pranga.
Vazhdimi i gjykimit për tre personat e munguar u la për një termin tjetër, përcjell albinfo.ch mediat gjermane. Madje edhe dy mbrojtësit e tyre nuk dinin shumë për vendndodhjen e klientëve të tyre. Njëri prej tyre ka thënë se ata janë në Kosovë dhe nuk kanë të holla që të vijnë në Gjermani për të marrë pjesë në proces.
Banda e përbërë nga 5 persona kishte thyer gjatë vitit 2014 pesë automate të parave dhe shuma e vjedhur ka qenë rreth 250 mijë euro.
Ndërsa i akuzuari 34 vjeçar ngarkohet edhe me trafikim pasi që ai i kishte trafikuar në Gjermani dx nga tre personat e munguar dhe i ka mësuar se si bëhet thyerja e automateve të parave.
Vendimi gjyqësor për dy personat e pranishëm pritet javën tjetër.
E-Diaspora
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht