Kosova
Shtyhet për korrik ndryshimi i Ligjit për Dhomën e Posaçme
Kjo pasi pushteti nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme që ta ngarkonte Komisionin për Legjislacion që sot gjatë ditës ta shqyrtonte këtë projektligj, e i njëjti të trajtohej po sot në Kuvend
Pas një marrëveshje mes ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe të gjitha grupeve parlamentare është vendosur që shqyrtimi i projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të shtyhet për datën 9 korrik. Kjo pasi pushteti nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme që ta ngarkonte Komisionin për Legjislacion që sot gjatë ditës ta shqyrtonte këtë projektligj, e i njëjti të trajtohej po sot në Kuvend.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se janë të gatshëm që brenda kësaj periudhe të diskutojnë me Komisionin për Legjislacion dhe me secilin deputet në mënyrë që propozimet e tyre të përfshihen në projektligj.
Kuvendi ka vazhduar punimet me pika të mbetura nga seancat e kaluara, që kryesisht janë votime, e si pikë e fundit është renditur debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












