Lajme
Shtyhet për 2015 takimi PE-Shqipëri
Takimi është dashur të mbahet në Strasburg me datën 15 dhe 16 dhjetor, por është shtyrë për 2015 për shkak të fërkimeve pozitë-opozitë në Kuvendin e Shqipërisë
Komiteti i 8 i Stabilizim Asociimit ndërmjet Parlamentit të Evropës dhe Shqipërisë i parashikuar për dhjetorit, është shtyrë për në pranverën e vitit të ardhshëm. Takimi është dashur të mbahet në Strasburg me datën 15 dhe 16 dhjetor, nuk do të mbahen për shkak të, siç thuhet, refleksioneve të brendshme pozitë-opozitë në Shqipëri.
Mësohet se Konferenca e Presidentëve në Parlamentin Evropian e ka hedhë poshtë kërkesën e palës shqiptare që mbledhja të zhvillohej në mes të dhjetorit.
Burime pranë Sekretariatit të Delegacionit i kanë thënë TCH se, “është e pazakontë që këto takime të mbahen në fillim të javës, ndaj nevojitej autorizimi i Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare”.
Kjo është hera e tretë që shtyhen takimet ndërparlamentare. Herën e kaluar takimi i shty për një vit, megjithëse MSA (në fuqi prej 2009) detyron palët që të mblidhen dy herë brenda vitit, për të shqyrtuar zhvillimet politike, ekonomiko-sociale, dhe nivelin e përshtatjes së praktikës evropiane.
“Në fokus të takimit përgatitor për Komitetin e 8 PE-Shqipëri ishte bojkoti parlamentar dhe seanca e 18 dhjetorit në Kuvend merr rëndësi edhe për shkak të shqetësimit të ngritur për humbjen e mandateve të deputetëve joaktivë të opozitës”, thuhet në raportin e medieve shqiptare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












