Lajme
Shtyhet mbledhja vjetore e Forumit Ekonomik në Davos
Për shkak të përhapjes së variantit Omicron, është shtyrë mbledhja vjetore e liderëve të biznesit dhe politikës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahet nga data 17 deri në 21 janar, ndërsa tani është planifikuar për “në fillim të verës”, përcjell albinfo.ch.
“Shtyrja e takimit vjetor nuk do të pengojë zhvillimet përmes mbledhjeve të vazhdueshme online të liderëve nga biznesi, qeveria dhe shoqëria civile”, tha Prof. Klaus Schëab, themelues dhe kryetar ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror.
Vitin e kaluar takimi vjetor i WEF u zhvendos nga Davos në Singapor për shkak të Covid në muajin gusht, ngjarje që edhe kjo u anulua.
Edhe Zvicra, si shumë vende të tjera evropiane, ka filluar me masa kufizuese për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
“Me gjithë protokollet e rrepta shëndetësore, transmetueshmëria e Omicron dhe ndikimi i tij në udhëtime dhe lëvizshmëri e kanë bërë të nevojshme shtyrjen”, tha WEF.
Konferenca e nisur për herë të parë në vitin 1971 – e cila kritikohet nga disa si elitare – deri vitin e kaluar mbahej çdo vit në vendpushimin e skive alpine të Davos.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











