Lajme
Shtyhet afati për ofertuesit e PTK-së
Me rekomandim të investitorëve, afati për dorëzimin e ofertave për shitjen e PTK-së është shtyrë deri më 15 janar 2013
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) ka vendosur që të shtyj deri më 15 janar 2013, afatin për dorëzim të ofertave për privatizimin e PTK-së. Kjo shtyje, siç thuhet në një njoftim, ka ardhur pas kërkesave të investitorëve.
Komisioni Qeveritar për Privatizimin (KQP) në mbledhje analizoi progresin e deritanishëm në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së dhe vlerësoj se ky proces është duke vazhduar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Ndërsa shtyrja e afatit, sipas KQP-së, është ndikuar edhe nga interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës si anëtare e BERZH-it, si dhe është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik.
Në takimin e fundit, KQP ka shqyrtuar komentet dhe kërkesat kryesore të investitorëve të parakualifikuar dhe ka miratuar kërkesat e dy investitorëve për plotësimet e konsorciumve.
Në pajtueshmëri me rregullat e tenderit, KQP ka miratuar përfshirjen e Citigroup Venture Capital International Advisors (CVCI) në konsorciumin e Twelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC, dhe përfshirjen e Central Balkan Investments Limited (CBI) në konsorciumin e M1 International Ltd.
“KQP shpreh bindjen se privatizimi i PTK-së do të sjellë efekte pozitive për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe garanton investitorët se do të vazhdojë të ndjekë standardet më të larta ndërkombëtare për transaksionet të tilla”, thuhet në njoftimin e KQE-së.
“Involvimi i institucioneve të tilla serioze në proces, siç janë, BERZH dhe IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), në mbështetje të kompanive të parakualifikuara është një garanci shtesë për suksesin e projektit”, konsideron KQP.
Në bazë të vendimit të Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, kompanitë që parakualifikiar për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së janë: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom; Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom); M1 International Limited; Turkcell dhe; Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













