Kosova
Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri
Bëhuni gati për çmime të larta
Bëhet e ditur se leku shqiptar ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit. Më së rëndi do ta përjetojnë pushuesit që shkojnë me euro në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Kursi i këmbimit njoftoi se tashmë 1 euro mund të blihet me 106 lekë, ndërsa do të shitet me 108.5 lekë. Në qershor të vitit të kaluar, 1 euro në Shqipëri këmbehej me 121 lekë.
Në një shembull, nëse me 500 euro vitin e kaluar keni marrë 60,500 lekë, kjo shumë lekësh tani mund të blihet me 570 euro. Duke llogaritur këtu edhe inflacionin prej minimum 5 për qind, pushimet do të jenë më të shtrenjta se kurrë më parë. Pra, nëse një familje mesatarisht ka shpenzuar 500 euro për pushime, vetëm në këmbim tani llogaritet “t’i kushtojë” rreth 70 euro më shumë, ndërsa me inflacion edhe 30 të tjera. Pushimet që kushtonin 500 euro, tani kushtojnë 20 për qind më shtrenjtë, apo 600 euro.
Frangu zviceran do të blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 109 lekë. Ndërkohë funta britanike blihet me 122.4 lekë dhe shitet me 123.8 lekë. Në anën tjetër, euro po shënon rënie të vazhdueshme.
Nga ana tjetër, hotelet këtë vit kanë rritur mbi 20% çmimet përfshirë natën e qëndrimit, ushqimet dhe gjërat e tjera.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











