Lajme
Shtrëngojnë duart Thaçi e Tadiq
Thaçi tha se Serbia është vend fqinj i Kosovës, ndërsa takimi me Tadiqin është takim i një kryeministri kosovar me një lider opozite serbe
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti dhe lideri i opozitës në Serbi, Boris Tadiq i kanë shtrënguar zyrtarisht duart të shtunën në ditën e fundit të Konferencës ndërkombëtare “Samiti i Kroacisë 2012” që u mbajt në Dubrovnik. Thaçi këtë takim e ka konsideruar rast të mirë për ndryshimin e qasjes në Serbi, ndërsa Tadiq tha se problemi i Kosovës është ndërkombëtar.Takimi ndërmjet dy liderëve nuk është pritur mirë nga opozita kosovare, ndërsa zëvendës sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Gordon i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë realitetin në Kosovë. Po ashtu ka reaguar edhe lidershipi në Serbi.“Ky është edhe një mesazh edhe për përfaqësuesit tjerë serbë që të mos vazhdojnë me bojkot të konferencave të tilla, sepse Kosova do të jetë çdo kund si vend i pavarur”, tha kryeministri Hashim Thaçi duke ritheksuar se Serbia është vend fqinj i Kosovës, ndërsa takimi me Tadiqin, sipas tij, është takim i një kryeministri kosovar me një lider opozite serbe.Thaçi tha se mbetet i përcaktuar për fqinjësi të mirë dhe alternativë për të ardhmen dhe askush, siç tha kryeministri, nuk duhet të mbetët peng i të ardhmes. “Komunikimi dhe bashkëpunimi është mesazhi i mirë për të ardhme demokratike si dy vende sovrane”, tha ai.Kryeministri po ashtu sqaroi opinionin se Boris Tadiq në konferencën e Dubrovnikut ishte pjesëmarrës i opozitës serbe. “ Është fillim i ri dhe definitivisht i njohjes së shtetit të Kosovës…dhe shtrëngimi i duarve ishte thjeshtë ndërmjet përfaqësuesit të shtetit të Kosovës dhe përfaqësuesit të opozitës serbe”, tha Thaçi, sipas të cilit, shembullin e Tadiqit duhet ta ndjekin edhe përfaqësuesit e shtetit serb.Ndërsa Boris Tadiq tha se Kosova nuk është vetëm problem i Serbisë por rajonal e ndërkombëtar. “Unë jam takuar me kryeministrin Hashim Thaçi edhe më parë në bisedimet për statusin, por duhet të shtoj se problemi i Kosovës është rajonal e evropian dhe jo vetëm i Serbisë”, tha Tadiq, duke i dhënë mbështetje presidentit Nikoliq për takime të tilla.Megjithatë, vetë Tadiq, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t’i zgjidhin.
Përfaqësuesit e tri partive opozitare kanë reaguar kundër këtij takimi, duke e konsideruar të ngutshëm, të paktën derisa Serbia të heq dorë nga financimi i serbëve në veri. Ndërsa mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se prania e Tadiqit në samit është një “enigmë”. Ai, sië citojnë mediet serbe, e ka pyetur Tadiqin që të qartësojë politikën e tij në raport me Kosovën.Ndryshe ky ishte takimi i parë zyrtar ndërmjet dy liderëve, Thaçit dhe Tadiqit. Ata janë takuar edhe dy herë më parë, por takimet janë ruajtur në fshehtësi nga mediat. Tadiq po ashtu është takuar në vitin 2007 në Shkup me kryeministrin e atëhershëm Agim Çekun, por edhe ky takim është mbajtur në fshehtësi deri në periudhën kur Çeku i njoftoi mediet.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










