Lajme
Shtrëngimi i duarve mes presidentit zviceran dhe ministrit nga Rusia, shkaktoi polemika
Ndërsa merrte pjesë në javën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së në Nju-Jork këtë javë, Ignazio Cassis u fotografua duke shtrënguar duart me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse Cassis njoftoi paraprakisht se do të trajtonte “provokimet e fundit të Presidentit Putin” dhe se do të “dënonte kërcënimin bërthamor”, Rusia e përdori foton për qëllimet e saj propagandistike, me Lavrov që publikoi foton e dy diplomatëve të buzëqeshur në Twitter.
Ndërsa Ministria e Jashtme tha se “nuk sheh asnjë problem” me këtë foto, mediat zvicerane vunë në dukje se “asnjë kryetar shteti apo ministër i një demokracie perëndimore nuk e ka lejuar veten të përfaqësohet me Sergei Lavrov në një qëndrim të tillë”.
🇷🇺🇨🇭 Russian Foreign Minister Sergey #Lavrov held talks with President of the Swiss Confederation @ignaziocassis on the sidelines of the 77th Session of the UN General Assembly.#RussiaSwitzerland #UNGA77 pic.twitter.com/QajRCW4sy4
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) September 21, 2022
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











