Shkurt.ch
Shtohet për mbi 30 për qind numri i kërkesave për pasaportën e Zvicrës
Për përpunimin e kërkesave shtesë, është punësuar për dy vitet e ardhshme në mënyrë të veçantë një nëpunës më tepër. Por as kjo nuk është garanci se puna do të shkojë shpejt...

Në prag të ashpërsimit të ligjit mi natyralizimin që hyn në fuqi më 1 janar 2018, Kantoni i Cyrihut regjistron një shtim prej rreth një të tretës të numrit të kërkesave të të huajve për të marrë pasaportën zvicerane. Sigurisht, nisur nga vet paralejmërimi për ashpërsim por dhe nga masat që kishte marrë kantoni për sensibilizimin e të haujve që i plotësojnë krieteret, ishte pritur një rritje, shrkuan srf.ch.
“Fakti se tash ka më tepër kërkesa, është normal”, ka thënë për radion SRF shefja e sektorit të natyralizimit, Sarah Notter, transmeton albinfo.ch. Por, se do të ketë një rritje për më shumë se një të tretën, nuk ka llogaritur askush.
Ndërkaq për përpunimin e kërkesave shtesë, Sarah Notter ka punësuar për dy vitet e ardhshme në mënyrë të veçantë një nëpunës më tepër. Por as kjo nuk është garanci se puna do të shkojë shpejt, pra kërkuesit luten që edhe më tej të kenë durim. “Secili kërkues merr nga ne vërtetimin për nisjen e procedurës”: dhe, të gjitha kërkesat që në Zyrën Kantonale për Natyralizim arrijnë deri më 31.12.2017, do të trajtohen sipas ligjit të vjetër.
Megjithatë, sipas Sarah Notter ende nuk mund të dihet nëse për shkak të shtimit të kërkesave do të ketë edhe më shumë natyralizime, transmeton albinfo.ch. Ajo llogarit se nisur nga numri i rritur i kërkesave do të ketë rritje edhe të numrit të hedhjes poshtë të tyre.
Siç është shkruar tashmë, me ligjin e ashpërsuar për natyralizimin, kërkohet plotësimi i më shumë kritereve se sa deri më tash për të fituar pasaportën zvicerane. Ndryshimi më i madh qëndron në atë se nga 1 janari 2018 e tutje këtë kërkesë mund ta bëjnë vetëm ata të huaj që kanë vizën C.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj