Kosova
Shtohet numri i kosovarëve që po heqin dorë nga shtetësia
Duket se gjithmonë e më tepër po shtohen shtetasit kosovarë që po heqin dorë nga shtetësia e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka treguar se për periudhën janar-mars të këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës 1 mijë e 8 persona.
Dukuria e largimit nga vendi nuk dihet a është më shumë “trend” apo nevojë e ndikuar nga rrethana të tjera.
“Gjatë periudhës Janar-Mars 2023, në Divizionin e Shtetësisë janë marr 1,019 vendime për lirim nga shtetësia: 1,008 v. pozitive, 11 v. negative dhe 893 kërkesa”.
Sipas të dhënave, numri më i madh i qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia janë nga Gjermania, e pasuar nga Austria, Sllovenia, Kroacia dhe të tjera.
Po ashtu në këtë raport thuhet se gjatë periudhës Janar – Mars 2023 në qendrën e Përkohshme të Pritjes për Migrantë janë akomoduar gjithsej 177 migrantë, prej tyre 167 (94.3%) meshkuj dhe 10 (5.6%) femra.
“Nga përshkrimi i të dhënave, numri më i madh i migrantëve është nga Maroku me 87 (49%), i pasuar nga Siria 32 (18%), Somalia 29 (16.4%) Egjipti 8 (4.5%), Palestina 8 (4.5%), Algjeria 5 (2.8%) Jordania 2(1.12%), Eritreja 2 (1.1%), Pakistani 1(0.6%), Libia 1 (0.6%) dhe Sudani 1 (0.6%)”, thuhet në raportin e MBP-së.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe, në pikat kufitare janë kthyer 117 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me forcë 101 (86.3%), vullnetarë 7 (5.9%) dhe vullnetarë të asistuar nga IOM 9 (7.7%).
Po ashtu, në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve kanë qenë të akomoduar 5 të huaj, ndërsa me vendimin për ndalim në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, gjatë kësaj periudhe raportuese janë akomoduar 4 të huaj, ndërsa nga Qendra janë larguar 4 të huaj. Numri aktual i të ndaluarave në Qendër është 1.
Gjatë muajit të kaluar në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u mundësuar qytetarëve lëvizje të lirë në zonën “Schengen” nga 1 janari i vitit 2024.
Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se vetëm vitin e parë nga liberalizimi i vizave, Kosova rrezikon të mbetet me 150 mijë qytetarë më pak.
“Sipas parashikimeve që kemi bërë një vit më herët, ku paralajmërimet kanë qenë që nga viti 2010, 2011, 2016 që do të bëhet liberalizimi, kemi bërë një hulumtim dhe sipas atij, ne vetëm vitin e parë mund të mbetemi me 150 mijë qytetarë më pak. Një vlerë e madhe, e cila pritet të lëvizë drejt Europës, për të gjetur mundësi për t’u punësuar”.
Trendi i emigrimit, sipas shifrave zyrtare të institucioneve të Kosovës, është në rritje. Vetëm vitin e kaluar nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë.
Arsyet kryesore të emigrimit të rregullt sipas ASK-së janë bashkimi familjar, martesa, gjetja e një vendi pune apo edhe studime. Në vitin 2020, nga Kosova emigruan mbi 8,000 veta; më 2019 mbi 34.000; dhe më 2018 mbi 28.000./euronews
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












