Shkurt.ch
Shtohet numri i azilkërkuesve që lëshojnë Zvicrën
Vendimi i BFM për shkurtimin në vetëm 48 orë të procedurës së instancës së parë të azilit ka bërë që numri i të kthyerve të jetë kaq i madh
Numri i kërkuesve të azilit në Zvicër gjatë muajve korrik, gusht e shtator kishte shënuar një rritje në krahasim me kuartalin paraprak, duke arritur shifrën prej 7830 sish. Por, nga ana tjetër, duke filluar nga shtatori është rritur dukshëm numri i azilkërkuesve që lëshojnë Zvicrën. Kjo rritje shpjegohet me fillimin e veprimit të procedurës së shkurtuar, që ka filluar më 21 gusht, konstaton Zyra Federale për Migracion (BFM).
Romët nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina ishin ata që e kishin shkaktuar rritjen e numrit të kërkesave të azilit gjatë muajve të përmendur. Por ka qenë pikërisht kthimi i tyre gjatë muajit shtator ai që ka shkaktuar rënien e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve. Sepse, gjatë shtatorit është shënuar një zvogëlim i këtij prej 19 % në krahasim me muajin gusht.
Vendimi i BFM për shkurtimin në vetëm 48 orë të procedurës së instancës së parë të azilit ka bërë që numri i të kthyerve të jetë kaq i madh. Kjo vlen për azilkërkuesit që vijnë nga shtetet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër dhe në këtë grup bëjnë pjesë edhe vendet e përmendura të Ballkanit. Vlen të theksohet po ashtu se nga prilli e tutje nuk jepen më para për kthim dhe as pagesa e rrugës prej 100 frangash.
Në muajin gusht në Zvicër kishin kërkuar azil 765 shteas të Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë, ndërsa në shtator vetëm 327 sish. Megjithë rezultatin pozitiv të treguar, BFM nuk është e sigurt nëse shkurtimi i procedurës do të ketë efekt afatgjatë.
BFM po ashtu ka arritur rezultate sa i takon rritjes së numrit të të kthyerve, vullnetarë dhe me detyrim. Gjatë kuartalit të tretë të këtij viti, Zvicrën e kanë lëshuar, nën mbikëqyrjen e autoriteteve, 3725 të huaj, që është numër 50 për qind më i madh se në periudhën e njëjtë një vit më parë. Ndërkaq 1780 persona, ose dyfish më shumë se vitin e kaluar, kanë lëshuar Zvicrën me iniciativë të tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










