Shqipëria
Shtohen rastet e mashtrimit, 1500 euro për kontratë pune në Suedi
Duket se mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni më i fundit, ku mijëra shqiptarë e kanë pësuar, përcjell albinfo.ch.
Në javët e kaluara, Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë se si agjencia e punësimit B&M Group në Tiranë mashtronte shqiptarët se u siguronte kontrata pune për në Angli. Telefonata të shumta vazhdojnë të mbërrijnë në redaksinë e Fiksit për këtë agjenci.
Ndërkohë, një rast tjetër mashtrimi ka mbërritur në redaksinë tonë, që bën fjalë për punësim në Suedi. Kësaj radhe, një person hiqej sikur siguronte kontrata pune në veri të Europës. Skema është e njëjtë, e denoncuar disa muaj më parë nga Fiks Fare. Personi merrte paratë, u linte mjetet e identifikimit qytetarëve dhe zhdukej.
Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do ta punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.
Një 40-vjeçar tha për Fiks Fare se në vitin 2018 ka rënë pre e mashtrimit nga një person i quajtur Emirjan Gilani për vizë pune në Suedi.
“Gilani më tha se ka vëllanë në Suedi dhe ka një kompani të regjistruar në atë vend. Vendi i punës ishte shofer kamioni, ndërkohë që Emirjan Gilani më ka kërkuar një shumë prej 1500 euro” thotë denoncuesi.
Më tej saktëson se e ka takuar disa herë këtë person. Madje, ai i ka mbushur mendjen se vërtet kishte vëllanë në atë vend.
“I kam dhënë plot 1500 euro. Mashtruesi për t’u bërë i besuar, më ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij” vijon ai, teksa në dorë ka vetëm mjetet e indetifikimit të këtij personi. “Më shkroi edhe një copë letër ku saktësonte se më mori këtë shumë borxh dhe do mi kthente për disa javë. Jo disa javë, po kanë kaluar vite edhe unë s’kam marrë kurrë paratë e mia”, përfundon denoncuesi.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













