Lajme
Shteti, s’ka pare për pensionet e veteranëve
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se nuk janë siguruar mjetet për pagesën pensioneve të veteranëve pasi që numri i tyre dita ditës po shtohen. Sipas regjistrave zyrtarë në Kosovës kanë dalë 46230 veteranë
Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Mustafa akoma nuk i ka siguruar mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve për veteranët e luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hoti nuk ka dhënë më shumë hollësi se përse akoma nuk janë siguruar këto mjete, por thotë se “s’ka pare për veteranë”
“Nuk i kemi siguruar mjetet. Numri i tyre, dita ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me fondin monetar ndërkombëtarë (FMN). Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, ka deklaruar Hoti.
Këtë deklaratë, Hoti e bëri gjatë një konference për mediat në Doganën e Kosovës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dy muaj më parë ka miratuar raportin e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit te dëshmorit, invalidit,veteranit pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së. Numri i saktë i atyre të certifikuar është 46, 230, duke tejkaluar çdo parashikim.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se numri i veteranëve tejkalon të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore.
“Kemi qëndrim të prerë te FMN-së. Por, me rëndësi është të përmbyllet kjo evidencë dhe çështjet të mbesin për t’u trajtuar në të ardhmen. Raportin si të tillë e pranojmë por çështjet mbesin që më tutje të rregullohen”, tha ai.
Por, sipas ekspertëve ushtarakë, edhe ish eprorëve të UÇK-së, veteranë të mirëfilltë që kanë luftuar me pushkë në dorë kundër regjimit të Millosheviqit nuk ka pasur më shumë se 16 veta. Por, pas luftës, me ndikimin e politikës, veteranë janë bërë edhe ata që kanë sjellë bukë e ujë, apo janë marrë me “logjistikë”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












