Lajme
Shteti që paguan të rinjtë të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre
Qeveria spanjolle do të paguajë 250 euro në muaj për të rinjtë me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre, një problem në rritje në vend.
Ministrja e Planifikimit Urban, Raquel Sanchez, tha në një konferencë shtypi se duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35-vjeç, të ardhurat vjetore të të cilëve janë më pak se 24.318 euro, do të mund të aplikojnë për një pagesë mujore në mënyrë që të marrin me qira një apartament për dy vjet.
Ajo tha se kjo mbështetje është e rëndësishme që çmimet e banesave të mos jenë pengesë për pavarësinë e të rinjve.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, rreth 55% e njerëzve midis moshës 25 dhe 29- vjeç jetonin ende me prindërit e tyre, duke e bërë Spanjën një nga vendet në Evropë me përqindjen më të madhe të të rinjve që nuk janë larguar ende nga shtëpia e prindërve të tyre.
Ky numër lidhet fort me numrin veçanërisht të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar – deri në 29% e atyre nën 25-vjeç në Spanjë nuk kanë punë. Megjithatë, sipas Francisco Inaretti, një zëdhënës i Idealista, ueb sajti më i madh i pasurive të paluajtshme në Spanjë, subvencionet e drejtpërdrejta të qirasë mund të mos përmbushin pritjet e qeverisë, pasi ka një kërkesë të lartë për apartamente të vogla.
“Përvoja e mëparshme ka treguar se subvencionet rrisin drejtpërdrejt çmimet e qirave”, tha ai, duke shtuar se qiramarrësit që fitojnë pak më shumë se 24.318 euro mund të ndjehen të diskriminuar, pasi do t’u duhet të paguajnë një çmim edhe më të lartë të qirasë pa marrë mbështetje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











