Kosova
Shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë

Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, të cilat kanë kërkuar ndihmë nga policia për shkak të dhunës sistematike në familje, e që ka çuar deri te vrasja nga bashkëshortët e tyre.
Ajo thotë se ndonëse nuk janë statistika zyrtare nga policia, janë mbi gjashtë vrasje këtë vit që kanë ndodhur si pasojë e dhunës në familje, e që viktima janë gratë.
“Ai ka qenë i paraburgosur një muaj për dhunë në familje dhe i njëjti është liruar pas një muaji. Sipas Kodit Penal, për lëndim trupor brenda familjes, dënimi është nga 6 muaj deri në 5 vjet. Nëse ai do të kishte qenë në paraburgim ashtu siç duhet, sot nuk i kishim pasur dy persona të vdekur. Mendoj se shteti i Kosovës ka dështuar”, tha Berisha, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin.
Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se gjatë këtij viti janë vrarë 20 persona, ku shihet një rritje nëse krahasohet me vitin e kaluar.
Krasniqi tha se Policia vetëm gjatë shtatë muajve të këtij viti ka konfiskuar 1300 armë të mbajtura ilegalisht.
Lirije Kajtazi, deputete, njëherësh zëvendëskryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe persona të pagjetur i tha Radios Evropa e Lirë se vrasësit nuk janë duke e marrë dënimin e merituar.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026