Lajme
Shteti i cili prej 17 ditësh nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19
Victoria në Australi prej 17 ditësh nuk ka të regjistruar as edhe një rast të ri lokal me COVID-19, kurse zyrtarët e këtij vendi po bëjnë të pamundurën që një situatë e tillë pandemike të mos ndikojë në turnirin e tenisit “Australian Open”, që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.
Megjithatë në mesin e sportistëve që kanë udhëtuar, kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Madje 72 prej tyre që do të marrin pjesën në turnirin prej 8 deri më 21 shkurt, janë mbyllur në dhomat e hoteleve ku do të qëndrojnë të mbyllur për dy javë.
Tenistja spanjolle Paula Badosa është lojtarja e parë që dje është konfirmuar si rasti i parë që ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Australia ka kaluar më mirë sesa shumica e vendeve të zhvilluara gjatë pandemisë së coronavirusit – kjo për shkak të mbylljes së shpejtë të kufijve, izolimit, karantimit për pasagjerët e huaj si dhe numrin e madhe të testuarve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









