Lajme
Stafi shëndetësor lejohet të punojë edhe nëse janë me Covid-19
Qeveria e re çeke do të lejojë disa punonjës që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të qëndrojnë në punë, si një masë e jashtëzakonshme për të lehtësuar mungesat e stafit të shkaktuar nga rritje e infektimeve për shkak të variantit Omicron.
Ministri i Shëndetësisë, Vlastimil Valek, tha të premten se masa, e cila u përdor gjithashtu gjatë rritjeve të mëparshme të koronavirusit, do të zbatohej vetëm për punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe azilet e pleqve, të cilët nuk kanë simptoma të COVID-19, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kjo sipas Valek, do të përdoret vetëm kur është absolutisht e nevojshme, mes masave të rrepta mbrojtëse për të parandaluar që punëtorë të tillë të infektojnë njerëz të tjerë. Kushtet e mëtejshme do të vendosen nga autoritetet shëndetësore.
Infeksionet e reja në Republikën Çeke kishin rënë që nga një rekord i lartë në fund të nëntorit, por filluan të rriten përsëri javën e kaluar. Varianti shumë infektiv Omicron tani është mbizotërues në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se infeksionet ditore mund të arrijnë në 50,000 këtë muaj, duke tejkaluar rekordin prej gati 28,000 më 25 nëntor.
Republika Çeke ka raportuar pothuajse 2.6 milionë infeksione dhe 36,799 vdekje.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











