Lajme
Shteti evropian që synon lejimin e përdorimit të kanabisit për fëmijët epileptikë

Isabelle Nodin është nënë e dy fëmijëve që vuajnë nga një formë e rrallë epilepsie. Ajo tha se nuk është mësuar t’i shohë djalin dhe vajzën me kriza të shumta gjatë ditës, por ka mësuar të jetojë me dhimbjen.
Që kur dy fëmijët iu bashkuan një prove për kanabisin mjekësor vitin e kaluar, Nodin thotë se ka parë një përmirësim të dukshëm të gjendjes së tyre, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ne nuk do të arrijmë zero kriza, por mund të kalojmë ditë apo edhe javë pa to”, tha mamaja e fëmijëve.
Të dy fëmijët po provojnë një ilaç të bazuar në kanabidiol, i cili është përbërësi i dytë aktiv më i përhapur në kanabis.
“Nuk duhet të mendoni se CBD është një ilaç magjik. Është vetëm një tjetër anti-epileptik. Është një opsion. Ne nuk duhet ta privojmë veten potencialisht nga ky opsion”, tha neuropediatri Stephane Auvin.
Ndërsa shumë vende evropiane kanë legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, në Francë kanabisi mjekësor me një përmbajtje THC që kalon 0.3 për qind mbetet i paligjshëm.
Mbrojtësit e trajtimit shpresojnë se gjykimi do të çojë në legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz