Lajme
Shteti evropian që hyn në izolim 5-javor
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se vendi i tij do të futet në izolim për pesë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Nga e mërkura të gjitha dyqanet me artikuj jothelbësorë do të mbyllen. Dyqanet ushqimore, bankat dhe farmacitë do të mbeten hapur.
Parukeritë, muzetë, teatrot, tregjet e Krishtlindjeve, kazinotë, parqet zbavitëse, palestrat dhe pishinat do të mbyllen po ashtu, transmeton express, përcjell Albinfo.ch.
Nga e mërkura do të mbyllen edhe shkollat fillore dhe të mesme. Këto masa do të zgjasin deri më 19 janar.
Të hënën, Holanda regjistroi 8,496 raste të reja me koronavirus – pak më shumë se mesatarja javore.
Derisa Rutte iu drejtua kombit, protestuesit që kundërshtojnë masat e izolimit mund të dëgjoheshin jashtë Parlamentit.
Holanda, në total, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 10,000 pacientë kanë humbur jetën.
Në gjithë botën, numri i të infektuarve ka kaluar 72 milionë.
Mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














