Bota
Shteti evropian që e “paguan” rininë për të mos ikur
Një ligj i ri në Poloni heq taksën në të ardhura për puntorët e rinj.
Një ligj i ri që hyri në fuqi këtë javë në Poloni heq taksën në të ardhura për afro 2 milionë punëtorë të rinj, përcjell albinfo.ch.
Nëpërmjet këtij ligji Qerveri ka zgjedhur për t`i dhënë fund tkurrjes dramatike që Polonia e ka përjetuar prej që është pjesë e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Mateusz Morawiecki ka thënë se përjashtimi nga taksa do t’u sjellë mundësi të reja të rinjve, “të ngjashme me ato që i kanë të qasshme në Perëndim”.
Polakët nën moshën 26-vjeçare, të cilët fitojnë më pak se 85.528 zllotë polakë (22.547 dollarë) në vit, u përjashtuan nga taksa prej 18 për qind në të ardhurat vjetore, nisur prej 1 gushtit, shkruan CNN.
Përfitimi është goxha zemërgjerë, duke pasur parasysh se rroga mesatare e polakëve është nën 60 mijë zllotë, apo 15.700 dollarë në vit.
“Është sikur krejt qyteti i Varshavës të ikte… është humbje e madhe”, tha ai. “E kjo duhet të marrë fund, të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni”, tha Morawiecki.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











