Kosova
Quint-i i sheh zgjedhjet si mundësi për qytetarët e Kosovës
Procesi zgjedhor “mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit”.
Vendet e Quint-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se presin nga të gjitha partitë politike të krijojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Këto vende kanë konsideruar këtë proces zgjedhor “mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit”.
Aty është thënë se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, andaj kandidatët nuk duhet të kenë të kaluar kriminale ashtu që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, ne do të bashkohemi me organet e tjera lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar që të sigurohet një ambient i lirë dhe i drejtë”, është thënë në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Pëveç kësaj, këto shtete kanë thënë se presin mbajtje të zgjedhjeve të besueshme dhe kanë kërkuar nga banorët e këtij shteti që të dalin e të votojnë, derisa kandidatëve të garës zgjedhore u kanë bërë thirrje që të jenë mbi retorikën populliste dhe atë nacionaliste, pasi sipas tyre, një gjë e tillë nuk i ndihmon Kosovës.
“Votuesit dëshirojnë që udhëheqësit e tyre të sigurojnë që të rinjtë e Kosovës të mund të ndërtojnë të ardhmet e tyre këtu. Votuesit meritojnë përgjigje të detajuara nga partitë për atë se si programet e tyre do të forcojnë sistemin e arsimit, ashtu që të diplomuarit të jenë më mirë të përgatitur për punësim; se si ato programe do të krijojnë vende pune dhe si do të përmirësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe investimet, si do të përkrahin ndërmarrësinë, si do të mbajnë përgjegjësinë fiskale, dhe si do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji dhe mjedisin”, është thënë në deklaratë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të këtij viti.
Ai ka thënë të ketë marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, për të dëshmuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











