Bota
Shtetasit maqedonas me udhëzime interesante gjatë pushimeve në Greqi
Mysafirë të pushimores në vendin turistik Dionisios, në afërsi të Nea Modania në Greqi, marrin udhëzime më të gjera, për ate se si duhet të sillen përderisa qëndrojnë nëpër apartamente.
Në secilin nga apartamentet, ku pushojnë edhe shumë shtetas nga Maqedonia, janë të ngjitura pllakate me rreth 20 këshilla, për ate se si duhet të sillen mysafirët, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.
“Kyçeni bojlerin 15 minuta para se të laheni dhe mos harroni ta shkyçni, pasi korrenti është i shtrenjtë, “Mos tërhiqni mobilje apo karrige nëpër dysheme, pasi zhurma i irriton mysafirët e tjerë”, “Kur të gatuani, vendosni kapak mbi enë, pasi avulli i shkatërron elementet e kuzhinës, “Po që se fëmijët urinojnë përderisa flejnë, vendosni pelena apo najllonë të plastikës nën çarçafë”, “Peshqirët në kuzhinë janë për të fshirë pjatat, mos i hedhni poshtë që ta pastroni dyshemenë, “Në dollap vendosni vetëm gjera të lehta”, “Roletat lëshoni dhe tërhiqni me kujdes”, janë vetëm disa nga kërkesat që i kanë pronarët.
Lista me kërkesat e shumta për sjellje të mirë, është bërë hit në rrjetet sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










