Lajme
Shtetasit e Kosovës, në vendin e tretë për marrjen e shtetësisë zvicerane
Me 3356 shtetas të rinj, Kosova vjen pas Gjermanisë dhe Italisë Nga Maqedonia e Veriut janë natyralizuar 1706 veta

Sipas shifrave të fundit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), rreth 40,000 njerëz kanë fituar shtetësinë zvicerane në vitin 2019, shkruan watson.ch.
Siç dihet, ekzistojnë disa mundësi për këtë, duke përfshirë natyralizimin e zakonshëm (pas 10 vitesh qëndrimi në Zvicër), natyralizimin e thjeshtuar (për bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve zviceranë) ose birësimin e një fëmije të mitur.
Por cili shtet përfaqësohet më shpesh në mesin e 40,000 të sapo natyralizuarve?
Gjermania qëndron bindshëm në krye, në nivel vendi por pastaj ka dallime të mëdha kantonale: kufijtë vendorë dhe ata gjuhësorë kanë një efekt të kuptueshëm në natyralizimet, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, gjermanët e natyralizuar janë numri 1 në shumë kantone që flasin gjermanisht.
Në Kantonin e Gjenevës dhe në atë të Vaudit janë francezët dhe në Ticino, sigurisht, italianët.
Por ka dhe përjashtime interesante: Në kantonet Jura, Solothurn dhe Uri, italianët janë në krye, pavarësisht ndryshimit gjuhësor në mes të këtyre tre kantoneve (Jura është kanton frankofon).
Portugezët janë në vendin e parë në Neuchâtel, Freiburg dhe Valais, përcjell albinfo.ch. Ndërsa një numër veçanërisht i madh i njerëzve nga Kosova janë natyralizuar në Kantonin e Lucernit dhe atë të Glarusit.
Në kantonet e shënuara me ngjyrë të kuqe (Lucern dhe Glarus), ksovarët zënë evndin e parë për natyralizim
Gjermania, Italia, Kosova, Portugalia dhe Franca: Janë këto pesë shtete që përfaqësojnë numrin më të madh të shtetasve të natyralizuar në të gjithë Zvicrën në vitin 2019. Ato pasohen nga: Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Spanja.
20 vjet më parë kjo shpërndarje ishte shumë e ndryshme – në atë kohë pothuajse çdo person i katërt i natyralizuar ishte nga Italia. Përqindja e njerëzve nga Turqia gjithashtu ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ndërsa Kosova në atë kohë, meqë nuk njihej si shtet, përfshihej në kategorinë: “Serbia, Kosova dhe Mali i Zi”.
Kjo kategori në vitin 2000 përbënte 11.4% të të gjithë të natyralizuarve ndërsa në vitin 2019, këto tri shtete përbëjnë së bashku 11.8%. Këtu, Kosova ka pjesën dukshëm më të madhe. Me 3356 shtetas të rinj, ajo vjen pas Gjermanisë dhe Italisë, shkruan albinfo.ch. Nga Maqedonia e Veriut që është e shtata në listë, janë natyralizuar 1706 veta ndërda nga Serbia, e teta, 1364.
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?