Kosova
Shtetasi i Maqedonisë kapet me heroinë në vlerë të 150.000 eurove në Kosovë
Policia e Kosovës njoftoi se dje ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, te i cili janë gjetur mbi gjashtë kilogramë drogë heroinë, e cila ishte e dedikuar për shitje.
Në komunikatën e sotme të policisë bëhet e ditur se Drejtoria për Hetime të Tregtisë së Narkotikëve në kuadër të policisë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet lokale të sigurisë, “më 21.08.2024, pas punës intensive hetuese në terren, ka ndërmarrë masa operative, me çka është identifikuar një person shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se posedonte, të gatshme për shitje, substancë narkotike të llojit heroinë”.
Nga policia thonë se heroinën të dyshuarit ia kishin sjellë dy persona të tjerë, të cilët pastaj me automobil ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Vlera e heroinës së konfiskuar është rreth 150.000 euro.
“Pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137,6 gramë, ku vlera e substancës së dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar, vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro”, njoftoi policia.
Si dëshmi materiale janë marrë dy telefonë, një automobil dhe 4.305 denarë.
I dyshuari ishte dërguar në bisedë në praninë e avokatit dhe me vendim të prokurorit shtetëror i është caktuar paraburgim 48-orësh, përderisa dy personat e tjerë i kërkon policia.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













