Lajme
Shtëpitë qindvjeçare, rikthehen në hotele
Në pesë komunat e “Rrafshit të Dukagjinit ” ka filluar meremetimi i 20 shtëpive të vjetra qindvjeçare
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Organizatës suedeze CHWB, në kuadër të projektit “Shihemi në Dukagjin”, kanë filluar identifikimin e shtëpive të vjetra dhe kullave nëpër “Rrafshi Dukagjinit”, për t’i rehabilituar ato si bujtina. Ky projekt ka filluar të japë rezultate, ndërsa deri më tani, janë identifikuar rreth 20 shtëpi të tilla të cilat po meremetohen.
Qëndrimi në një shtëpi të vjetër deri në dy shekuj, mund të jetë një përvojë krejt tjetër me atë të një hoteli luksoz. Në këtë hotele klasike, mund të shërbehet edhe me ushqime tradicionale, ndërsa shfrytëzuesit e bujtinave, mund të njihen edhe me kulturën, traditën dhe zhvillimin historik e etnologjik të shqiptarëve.
“Turizimi klasik nëpër hotele nuk po u mjafton njerëzve të cilët duan më tepër zgjidhje e opsione. Prandaj, ne e kemi filluar këtë projekt përmes së cilit turistëve, e në veçanti atyre të huaj, krahas hoteleve të zakonshme tu ofrojmë edhe një formë të turizmit alternativ nëpër shtëpi karakteristike, të cilat pasi të shndërrohen në bujtina, do të bëjnë që përjetimi i mysafirëve të jetë më ndryshe se zakonisht”, ka thënë për të përditshmen “Zëri” Dukagjin Bakija nga CHWB.
Sipas Bakisë, donatorët kanë arritur marrëveshje me pronarët e këtyre shtëpive, që ata të përkujdesen për turistët e interesuar, duke ua ofruar mysafirëve të gjitha kushtet e nevojshme, që nga akomodimi, pregatitja e ushqimit e deri te shoqërimi..
20 shtëpitë tradicionale në të cilat ka filluar meremetimi, i përkasin pesë komunave të rrafshit të Dukagjinit, Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik e Istog. Prej këtyre shtënove të përzgjedhura, katër janë në komunën e Gjakovës. Njëra nga shtëpitë është edhe ajo e familjes Bakalli, e cila sipas njërit prej trashëgimtarëve Tahir Bakalli, llogaritet të jetë ndërtuar rreth 200 vjet më parë.
“Shtëpia i takon rrethit të parë të bërthamës së qytetit dhe gjendet në lagjen më të vjetër të qytetit, lagjes Hadum, në afërsi të Xhamisë me të njëjtin emër. Në bazë të ndërtimit dhe të gjithë asaj që shihet, kjo shtëpi është tipike qytetare e ndërtuar me një mjeshtri të rrallë dhe në të cilën kanë punuar zanatlinjtë më të njohur të kohës”, ka thënë Bakalli, citon “Zëri”.
Ndërkaq, siç ka deklaruar menaxheri i Organizatës suedeze CHWB, Gjakova ka prirë me aplikacione për meremetim të këtyre bujtinave, mirëpo kushtet financiare për meremetim nuk kane lejuar numër më të madh se 20 shtëpi.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











