Shkurt.ch
Shtëpitë e pushimit lulëzojnë në Zvicër
Turizmi zvicerane vuan nga frangu i fortë, hotelet ankohen për mungesë të mysafirëve të huaj
Ndryshe nga hotelet, turizmi malor,shtëpitë e pushimit, bujtinat nëpër fshatra, vilat gjatë shtatorit nuk e kishin këtë problem.Sipas shoqatës parahoteliere të Zvicrës, profiti i tyre u rrit për 51.5 për qind.
“Interhome” po ashtu ka raportuar për një rritje gati 20 për qind.
Për një zhvillim pozitiv të turizmit malor gjatë vikendeve të shtatorit ka ndikuar edhe moti i mirë.
Arsyeja më e rëndësishme për një rritje të tillë ishte gatishmëria e vizitorëve për të shpenzuar në Zvicër.
“Interhome” ka regjistruar gjatë shtatorit rreth 40 për qind rezervime më shumë nga Zvicra.
Rezultati pozitiv tregon se disponimi i vizitorëve për të shpenzuar ishte i lidhur direkt me këmbimin e euros. Vitin e kaluar, shitjet e brendshme kanë vuajtur nga stabiliteti i pasigurt i euros kundrejt frangut zviceran.Ndërsa të dhënat e shtatorit për industrinë hoteliere ende nuk janë në dispozicion. Në gusht, industria kishte pësuar një rënie prej 0.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












