Sport
Shtëpia e tifozëve në Francë
Zona e fansave që është një koncept i suksesshëm marketingu në futbollin modern, u inaugurua nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Armand Duka
Shtëpia kuqezi në Francë hapi dyert për të gjithë tifozët shqiptarë. Mbështetësit e Kombëtares Shqiptare tashmë kanë një qendër ku mund të takojnë idhujt e tyre, mund të blejnë produktet sportive zyrtare të skuadrës, por të përfitojnë edhe dhuratat e ideuara nga organizatorët, shkruan albinfo.ch.
Qindra shqiptarë që banojnë në zonat përreth, por edhe francezë vizituan zonën e fansave të ideuar sipas stilit modern. Një strukturë falë një investimi modern, brenda së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme gjatë gjithë periudhës së pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2016. Ishin lojtarët dhe trajneri Gianni De Biasi ata që vizituan të parët ambientet e zonës së fansave ku më pas qindra shqiptarë dhe francezë morën autografe dhe bënë fotografi me idhujt e tyre.
Zona e fansave që është një koncept i suksesshëm marketingu në futbollin modern, u inaugurua nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Armand Duka, i cili pasi falënderoi kryebashkiakun, Erven Leon, e sfidoi atë me fitoren e kuqezinjve ndaj bluve.
Trajneri De Biasi nga ana e tij falënderoi banorët e zonës për mikpritjen dhe theksoi se shpreson që Kombëtarja të qëndrojë sa më gjatë në Perros Guirec, duke shkuar se ndoshta do të ishte ideale që bashkë me Shqipërinë, në fazën tjetër të kualifikohej edhe Franca.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










