Lajme
Shtëpia e Bardhë: 17 mijë të evakuuar nga Kabuli prej 14 gushtit
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gushti, përpara se talibanët të hynin në kryeqytetin afgan. Shtëpia e Bardhë tha se që nga fundi i muajit korrik ishin evakuuar rreth 22,000 njerëz.
Ndër 17,000 të evakuuar gjatë javës së kaluar 2,500 janë amerikanë, tha Gjenerali amerikan, William Taylor, të shtunën në një konferencë për shtyp në Pentagon. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, u tha gazetarëve se ai nuk kishte një “shifër të saktë” se sa amerikanë kanë mbetur në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.
Të premten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se numri i përgjithshëm varet nga disa faktorë.
Ai shtoi se Departamenti i Shtetit po punon për të kontaktuar të gjithë qytetarët amerikanë që kanë njoftuar departamentin si dhe afganët në rrezik që kërkojnë ndihmë nga SHBA-ja. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë “një kapacitet të jashtëzakonshëm transportit ajror”, zoti Price tha se “ne do të bëjmë aq sa mundemi, për aq kohë sa mundemi, për të evakuuar sa më shumë njerëz që mundemi”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, përsëriti të premten premtimin për të qëndruar në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen dhe afganët që rrezikuan jetën e tyre duke punuar për qeverinë amerikane gjatë 20 vjetëve lufte në Afganistan.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












