Lajme

Shtatorja e senatorit amerikan Bob Dole, së shpejti në Prishtinë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar sot senatorit amerikan, Bob Dole, një fotografi të shtatores që do të vendoset në Prishtinës së shpejti.

Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori Kosnett, përmes një njoftimi në Twitter.

“Ishte kënaqësi që t’ia dorëzoja personalisht një foto të shtatores së Senatorit Bob Dole, e krijuar nga Luan Mulliqi, e cila do të zbulohet së shpejti në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Vendimi për ndërtimin e një shtatoreje për një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës ishte marrë më 22 korrik të vitit të kaluar, me rastin e ditëlindjes së senatorit Dole.

Vetë senatori ishte ndier jashtëzakonisht i lumtur për lajmin që e kishte marrë rreth ndërtimit të shtatores në Prishtinë, përcjell Albinfo.ch.