Kosova
Shqiptarja zgjidhet pedagogia më e mirë në Universitetin italian
Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci, transmeton albinfo.ch.
Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë.
Ajo ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë.
“Unë besoj që Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qenë shumë të veçanta, edhe pse shqiptarët nuk kanë qenë shumë të dalë.
Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë theksohet që ne kemi pasur teknika më të avancuara. Ndaj mendoj që bindjet tona duhet të kenë më shumë zë.
Jam shumë e lumtur që kur ua tregoj të tjerëve, ata i pranojnë. Madje, edhe kur kam ndonjë nxënës shqiptar ia tregoi me shumë dëshirë”.
Më tej, Erisa u ndal dhe dasma e saj dhe festa që ka organizuar në sheshin e Venecias e veshur me veshje tradicionale shqiptare.
“Bashkëshorti është shqiptar dhe është shumë i lidhur. Ai ishte DJ në diskotekat italiane, ndërsa që kur më njohu mua, është DJ në festat shqiptare. Atij iu bë shumë qejfi se unë e nxora në mes të Venecias. Ishte diçka shumë e veçantë për të gjithë”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









