Lajme
Shqiptarja, nxënësja më e mirë në shkollën Aurora të Amerikës
E reja shqiptare nga Shqipëria është zgjedhur si nxënësja më e mirë në shkollën e mesme në Aurora të Amerikës, përcjell albinfo.ch.


Ajo quhet Betime Begzati, vajza me preardhje nga Serbica e Kërçovës, e cila së fundmi, është zgjedhur si nxënësja më e mirë në Aurora High School-Class of 2020 Graduation e vlerësuar me diplomën e “Nderit më të lartë” (Summa Cum Laude), përcjell tutje albinfo.ch.

Duhet theksuar se ambiciet e saj dhe dëshira më tej është qe të studiojë në degën e Fizikës në Missouri State University me synimin për t’u bërë optometriste.

Vajza shqiptare edhe pse ka lindur dhe është rritur në Aurora, Missouri të SHBA-së, gjuhën shqipe e shkruan dhe e flet shumë bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj. /Albinfo.ch

https://www.youtube.com/watch?v=WYdt5_sBwgU&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2GNhZevwXWMcwNsQYzfN8SK3ybvJ0q5bis9bfMLYH1wQdGlkwXAHokEdU
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











