Të tjera
Shqiptarja shpallet kampione e botës në kik-boks
Ilda Lelo u shpall kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg.
Titulli WKU World, World Kickboxin Union për femra u mbrojt nga sportistja shqiptare e Flamurtarit, në Pallatin e sportit në Vlorë. Ajo arriti të triumfonte përballë sportistes turke Tugba Gyl Bozkya pas pesë raundesh.
Një fitore kjo që i dha mundësinë Ilda Lelos që të mbrojë titullin e kampiones së botës për herë të dytë. Mes emocionesh, Lelo u shpreh e lumtur për arritjen, ndërsa një mbrëmje të mrekullueshme e quajti dhe trajneri i saj, Alban Alikaj.
Ndërkohë emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë që u zhvilluan në Pallatin e sportit në Vlorë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











