albinfo.ch
Gruaja
Shqiptarja lufton varfërinë në Zvicër
Hava Kurti Krasniqi është pjesë e një projekti kundër luftimit të varfërisë në Zvicër që po e realizon Caritasi që nga viti 2010. Ajo është pritur shumë mirë në këtëprojekt.
Hava Kurti Krasniqi është pjesë e një projekti kundër luftimit të varfërisë në Zvicër që po e realizon Caritasi që nga viti 2010.
Ajo është pritur shumë mirë në këtëprojekt.
„E kam kuptuar se zviceranët janë populli më i mirë në botë. Ne filluam me një shkrim, por vazhduam me lexime, kemi lexuar në Cyrih, Argau, Luzern, etj.”, fillon tregimin për albinfo.ch Hava Kurti Krasniqi.
Fushata kundër varfërisë po realizohet që nga viti 2010 nga Caritasi, ndërsa rreth organizimit me autorët e shkrimeve ishte marrë shkrimtarja e njohur zvicerane, Tanja Kumer dhe gazetarja Andrea Keller.
Në vitin 2014 pjesë e kësaj fushate ishte edhe politikanja e re që punon për Caritas në Cyrih, Cordula Bieri. Por, shqiptarja me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës nuk e kishte lehtë ta sfidojë varfërinë në Zvicër.
“Është vështirë të shkruash për varfërinë e vogël të Zvicrës, e ta kujtosh atë varfërinë e madhe në vendin tëd”, thotë Hava, e cila kishte shkruar rrëfime në dy publikimet e Caritasit për familjet e varfra, sidomos me orgjinë të huaj.
„Tregimet që janë botuar në dy publikime të deritanishme i kemi shkruar dhe i kemi lexuar aty për aty. Pastaj janë botuar si një përmbledhje. Janë shpërndarë dhe po shpërndahen falas këto botime”, thekson Hava, e cila në shkrimet e saj ishte e mllefosur me politikën.
“Në shkrimin tim më së paku iu drejtova politikës zvicerane, unë i shkrova politikës në përgjithësi kudo nëpër botë, sepse varfëria është pasojë e punës së tyre jo të mirë. Nuk them se ata duhet të bëjnë çmos që njeriu të mbështetet materialisht, ngase mendoj se me të holla duhet të mbështetet vetëm i sëmuri, i paafti për punë. Përndryshe njerëzit kanë nevojë për vende pune, për projekte që trasojnë rrugën e integrimit të tyre në punë”, shprehet Krasniqi.
Në vargjet që i ka kushtuar politikës më 2010 shkrimtarja kosovare e ka quajtur varfërinë “dinozaur”, ndërsa më 2014 ka propozuar një lutje kundër varfërisë. “E kam quajtur “dinosaur”, sepse varfëria nëse përhapet sjell shumë të këqija, pasojë e varfërisë janë edhe sëmundjet ngjitëse. Ato sëmundje pastaj nuk zgjedhin të pasur a të varfër”, deklaron Krasniqi. “
Mendoj se do të ishte mirë që të kishte një lutje së paku një herë në vit, e tërë bota, në të njëjtën kohë të bëjë lutje kundër varfërisë… Unë nuk e di nëse ka lutje të tilla, s’kam dëgjuar, por për shkrimin kam marrë komplimente nga organizatorët, nga publiku, por edhe në disa gazeta zvicerane, kam pranuar komplimente rreth tregimeve të mia që janë cilësuar si shkrime shumë poetike. Shkrimet është dashur të jenë të shkurta, pra të kufizuara”, tregon Krasniqi. Ajo nuk do të ndalet me kaq.
Projektin e njëjtë kundër varfërisë dëshiron ta realizojë në Kosovë. Efektet e këtij projekti, pjesë e së cilit ishte shqiptarja nga Kosova kanë ndikuar në përgjegjësinë dhe në ndjenjën e vullnetit të mirë të shoqërisë. “Shkrimet janë ato që zgjojnë ndjenjën e mirësisë. Ky ishte qëllimi, t’ua kujtosh të tjerëve se ka varfëri, e cila sado e vogël të jetë, të mos përhapet më shumë, të jemi humanë, të shkëmbejmë ide se si të krijohen vende për punë, që ta redukojmë skamjen sa më shumë”, thekson shkrimtarja nga Kosova dhe shton se “jam shumë e shqetësuar për varfërinë në trojet tona”.
Gjatë leximeve në publik rrëfimet e shkrimtares shqiptare janë dëgjuar nga gazetarë, politikanë, njerëz të pozitave e të profesioneve të ndryshme. “Ne jemi krenarë për të gjitha që i bëmë kundër varfërisë, është një mision i shenjtë dhe shumë njerëzor, të luftosh mjerimin është obligim i shoqërisë dhe s’do të ndalemi asnjëherë. Nëna Tereze ka thënë “Viele Leute, an vielen kleinen Orten, die viele kleine Schritte tun, können das Gesicht der Welt verändern. (Mutter Teresa). “Shumë njerëz, nëpër shumë vende të vogla, duke bërë shumë hapa të vegjël, do ta ndryshojnë fytyrën e botës”, thekson Hava. Hava Kurti Krasniqi punon si ndërmjetëse kulturore në Zvicër. Ajo ka botuar libra për fëmijë dhe të rritur. Animatorja motivon fëmijët për letërsinë duke u mësuar atyre lojëra dhe vjersha të ndryshme.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç

















