Gruaja
Shqiptarja lind foshnjën në makinën e Kryqit të Kuq
Si nëna, Luljeta 21 vjeçe ashtu dhe e porsalindura, Ersa, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore
Të enjten, rreth mesditës në qytetin Graz të Austrisë autoambulanca e Kryqit të Kuq ka pasur një ndërhyrje jo të zakonshme.
Nënën e re, Luljetën 21 vjeçe e kishin kapur dhimbjet e lindjes dhe situata ishte tepër urgjente. Aq urgjente sa që Luljeta u desh ta sillte në jetë vogëlushen e saj, Ersën në makinën e autoambulancës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe përkushtimit të dy sanitarëve të Kryqit Kuq, Peter Janisch dhe Stephan Grundner, si nëna ashtu dhe e porsalindura janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Për të dy të përmendurit ky ishte rasti i parë në karrierë që të asistonin në lindjen e një fëmije në makinën e ambulancës, shkruan kleinezeitung.at. “Ky ishte një përjetim i papërshkrueshëm”, thonë ata.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













