Kosova
Shqiptarja fitoi vendin e parë në garat e matematikës në Vicenza të Italisë
Anesa Halimi u përzgjodh më e mira në garat e matematikës
Anesa Halimi është gjeniu i vogël shqiptar në fushën e matematikës. Ajo është nxënësja nga Podujeva që ka korrur suksese në garat e matematikës në Vicenza të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se Halimi, në këto gara ka zënë vendin e parë. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Emocion dhe kënaqësi e veçantë të mirëpres Anesa Halimin, llapjanen e cila fitoi vendin e parë në garat e matematikës në Vicenza të Italisë. Anesa arriti të fitojë vendin e parë si matematicientja më e mirë e qytetit të Vicenzes në Itali, ku edhe ajo jeton me familjen e saj. Të rinjtë si Anesa janë forca jonë që na shtyjnë të ecim përpara e të punojmë shumë që fëmijëve e të rinjve tanë t’ju krijojmë mundësi e kushte më të mira. Anesës i urova shumë suksese në rrugëtimin e saj si matematicente”, ka shkruar ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










