Lajme
Shqiptarja e suksesshme që punon në shtëpinë e famshme të modës “Gucci”
Anila Shaqiraj storie suksesi në fushën e modës
Shqiptarët kudo në botë kanë arritur suksese në fushat e tyre. Edhe Anila Shaqiraj është shqiptarja që po korr sukses në Itali. Ajo është një krijuese çantash në shtëpinë e modës Gucci, transmeton albinfo.ch.
Ajo u bë pjesë e industrisë së modës, duke punuar më herët edhe për shtëpi të tjera të modës, si Balenciaga.
“Isha në vitin e fundit së universitetit dhe pashë një broshurë për bërjen e çantave. Edhe e pashë, u bëra kurioze se si bëhen çantat, i hyra dhe u regjistrova. Mbarova shkollën dhe më pyetën: ‘Ti a do të punosh në fushën e modës?’ -Jo, i thashë. Unë erdha për çantat.
Pastaj kaloi koha dhe i thirrja mendjes, telefonova profesorin dhe i thashë se si mund të kthehesha.
Karriera ime vazhdonte nga një punë në një tjetër. Më 2015 arrita te Gucci dhe m’i lidhi çik këmbët. Kam që në atë vit që punoj aty. Ka qenë ftesë në punët e mëparshme. Në këtë ambient jam arkitektja e çantave”, u shpreh Anila.
Më tej, ajo ndau edhe detaje nga puna në Gucci, duke theksuar se provon produktet përpara se të dalin në treg.
“Unë punoj te Gucci 9 deri në 10 orë në ditë. Varet, se në periudhë sfilatash punoj edhe të shtunën dhe të dielën. Ne kemi orar fleksibël, që mund të hyjmë në punë që nga ora 7:30 deri në 10:30. Po unë jam person që çohem herët, po dua dy orë të bëhem gati”, shtoi Anila.
Për më shumë – Video – ABC news
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













